Gjiknuri takim me përfaqësuesit e OSBE-së: Nisim punën në Komisionin e Posaçëm Parlamentar

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Shqipëri.

Pas takimit, përmes një deklarate për shtyp, Gjiknuri u shpreh se me përfaqësuesit e OSBE-së, diskutuan rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar.

“Pata kënaqësi të takoja sot përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Shqipëri me të cilët diskutuam mbi procesin e reformës zgjedhore, rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar me synim adresimin në ligjin elektoral të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

I falenderova për mbështetjen e deritanishme dhe për gatishmërinë për të vazhduar këtë angazhim edhe më tej, përmes ekspertizës më të mirë nga ODIHR, e cila do të ndihmojë komisionin për të arritur zgjidhjet e duhura teknike në funksion të adresimit të plotë të rekomandimeve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, në orën 14:00, edhe Enkelejd Alibeaj takon ne kryesi perfaqesuesit e OSBE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?