Gjiknuri takon reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri bashkë me kryetaren e delegacionit të Parlamentit Shqiptar në Këshillin e Europës, Blerina Gjylameti, mirëpritën në një takim bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKiE).

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri bën me dije se temë e diskutimit ka qenë ecuria e reformave dhe e procesit të integrimit të Shqipërisë.

“Diskutuam mbi ecurinë e reformave dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen europiane, sfidat që po perballet gjithë Europa si pasojë e luftës në Ukrainë dhe gadishmërinë e mazhorancës për dialog me grupet opozitare ku morëm përgëzimet nga përfaqësuesit e Këshillit të Europës për përpjekjet e Partisë Socialiste në përfshirjen e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe nismat e tjera të Parlamentare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?