Gjiknuri: Vendi ka nevojë për rotacion normal politik, jo të dhunshëm
Një qeveri e zgjedhur nga populli largohet vetëm me votat e popullit”. Ky është komenti i ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri i cili ka qenë në Konispol për të inspektuar punimet për lotin e parë të aksit rrugor “Unaza Ekonomike”.
Damian Gjiknuri: “Është një shembull i qartë se qeveria punon, vendi ka nevojë për stabilitet, vendi ka nevojë për rotacion normal politik dhe jo rotacion të dhunshëm apo presione që vijnë nga dhuna. Një qeveri e zgjedhur nga populli, vetëm me votat e popullit mund të largohet nga pushteti. Çdo formë tjetër është në kundërshtim me atë çka dëshiron masa e njerëzve, çka dëshiron biznesi dhe çka dëshiron i gjithë populli shqiptar për rrugën evropiane të Shqipërisë. Duhet stabilitet, ndërtim i shtetit dhe vazhdimi i reformave, që në fund të fundit po japin rezultat. Edhe këto investime janë pikërisht rezultat i reformave shtetformuese që ka bërë qeveria Rama”
“Unaza Ekonomike” pritet t’i japë një ndihmë të konsiderueshme banorëve të bashkisë së Konispolit në fushën e bujqësisë për shkak se përmes tij bëhet kalimi i automjeteve që transportojnë rreth 15 mijë ton mandarina çdo vit. Deri më tani, rruga ishte e shkatërruar dhe mungonin tërësisht investimet duke përbërë një problem për banorët e zonës.
Ministri Gjiknuri garantoi qytetarët se investimet e shtuara për këtë zonë do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme.
KOHA JONË SONDAZH

