Gjimnazet pezullojnë mësimin për ti çuar nxënësit në takim me Ramën

Edi Rama do të jetë i pranishëm pasditen e sotme në Elbasan, ku edhe siç thotë vetë do të bëjë një takim me votuesit për herë të parë.

Kreu i PD-së, Lulzim Bsha është shprehur se për të mbushur sheshin plot, është dhënë urdhri që të gjitha gjimnazet e qarkut të Elbasanit të pezullojnë orët e fundit të mësimeve dhe të nisen drejt vendit ku do të zhvillohet takimi me Edi Ramën.

Ky fakt është bërë publik edhe me anë të një mesazhi që i është drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili më pas e ka nxjerrë në faqen e tij e në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Prsh i nderuar Z. Lul Basha, po ju informoj se sot ne shkollen e mesme te bashkuar, fshati Zgosht Librazhd po pezullohen oret e fundit te mesimit, per te derguar maturantet ne Elbasan si duket do kete ndnj miting, ju uroj suksese, vazhdo e mos u ndal nga keta hajdute, presim nga ju, jemi me ju, me sh respekt, Ju lutem ruani anominatin pasi kam femi maturant”, thuhet në mesazhin e drejtuar ndaj Bashës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?