Gjinushi: Primi, deformim i pastër i votës (VIDEO)

 

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi shpreh rezervat e tij për sistemin “prim”, që se fundmi po qarkullon brenda klasës politike. Për Gjinushin një sistem i tillë mund të aplikohet vetëm në vende që kanë një demokraci të konsoliduar dhe nuk abuzohet me pushtetin, pra shumë larg Shqipërisë.

“Shqipëria nuk është absolutisht gati për “primin”. Nuk qeveris dot me 70+1, duhet të kesh 60%, që është votimi i reformave. “Primi” është një deformim i pastër i votave, është një bonus që i jepet partive politike. Italia e ka cuar në ekstrem fare, por nuk ja ka parë hajrin. Sepse stabilizojnë të keqen, nqs ai që fiton nuk praktikon demokracinë e duhur”,­sqaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por edhe nëse një gjë e tillë do të aplikohej, për Gjinushin duhet patjetër që “primi” të paraprihet nga korrektimi kombëtar. Ndërsa në lidhje me propozimin e kreut të opozitës Lulzim Basha për tkurrje të numrit të ligjvënësve, kreu i PSD­së nuk kursen ironinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kryetari i Partisë Demokratike është në opozitë tani, dhe mendon që mund të propozojë çdo gjë. I thotë vetëm në formë populiste, jo ulim koston, jo ulim numrin, jo heqim makinat.. Këto janë disa tymnaja”. Gjinushi deklaron se është e domosdoshme kryerja e Reformës Kushtetuese, që duhet të vijë si fryt i konsensusit politik.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?