Gjinushi shpjegon arsyet pse u takua me Priftin

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, në një intervistë për Javën, thotë se problemi më i madh i kësaj mazhorancë është kalimi nga sulmi në mbrojtje.
“Ky kalim i shumicës nga sulmi në mbrojtje, nga akuzuese në të akuzuar, në luftën ndaj krimit e korrupsionit, përbën dështimin më të madh në rrafshin politik,” tha Gjinushi.
I pyetur për takimin e tij me Dritan Priftin, Gjinushi thotë se ka pasur shumë spekulime.
“PSD nuk ka bërë Pazar në kurriz të normave dhe të vlerave demokratike,” tha Gjinushi, duke shtuar se deputetët e PSD nuk janë bërë kurrë pjesë e pazareve apo shitblerjeve në Kuvend.
“Takimi me Priftin ishte një bisedë ku gjithkush foli për synimet e tij politike, për zgjedhjet e radhës, ku zoti Prifti ka shprehur dëshirën e tij për t’u riangazhuar në politikë. Si dhe kur, kjo është e drejtë e tij dhe zgjedhje e tij. Angazhimet politike të gjithkujt kanë një të mirë, se në çdo rast bëhen publikisht,” tha Gjinushi.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?