GJKKO cakton masat e sigurisë për ish-drejtuesit e Bashkisë së Tiranë! Ja vendimi që u mor

GJKKO ka vendosur masat e sigurisë për ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës që ranë në pranga për korrupsion.

Ndaj ish-drejtorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë, Mariglen Qato dhe për ish-drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, Redi Molla, si edhe për Taulant Tushën, i cili ndodhet tashmë në burg për aferën me inceneratorët, GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërsa u caktua detyrim paraqitje për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë Tiranë:

Eglantina Zere
Enton Punavia
Deborah Keçi
Nestor Muhametllari
Julian Zanaj
Albano Janku

SHKARKO APP