GJKKO rrëzon kërkesën e Arjola Xoxës, nuk i kthen telefonin

GJKKO rrëzoi kërkesën e bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për kthimin e telefonit dhe disa pajisjeve e dokumentacionit të marrë nga Prokuroria e Posaçme gjatë kontrollit të bërë më 6 dhjetor.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Atalanta Zeqiri. Ndërkohë seanca vijon për vëllanë e kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj.

Ndërkohë që një tjetër kërkesë është paraqitur në Apelin e Posaçëm nga avokatët mbrojtës. Sipas tyre, kontrollet e BKH-së janë bërë në shkelje të ligjit procedurial dhe në mungesë të një shkaku të ligjshëm. Lidhur me këtë ankim, në Apel është caktuar si gjyqtyre e shqyrtimit të saj Ilirjana Olldashi, por ende nuk është caktuar një datë se kur do të mbahet seanca.

SHKARKO APP