FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Përjetova tri aborte”, Anita Haradinaj: Mjeku më tha se duhej të më hiqnin mitrën

Gazetarja e njohur Anita Muçaj-Haradinaj ishte e ftuar në podkastin e Orinda Hutës, “Mam”, kësaj radhe për të mos folur vetëm për profesionin e saj si gazetare, por edhe për rolin e saj si nënë. Anita dhe Ramush Haradinaj janë prindër të tre fëmijëve, Gjinit, Hanës dhe Trimit.

Ajo rrëfeu se ka kaluar tri aborte, të cilat kanë qenë momente shumë të vështira për të, por nga ana tjetër e forcuar emocionalisht. Po ashtu zbuloi edhe komplikacionet e shtatzëninë e saj të fundit, me djalin e saj Trimin. Anita tha se ka pasur placenta previa dhe doktori i tha se duhej t’i hiqnin mitrën, por ajo refuzoi kategorikisht, pavarësisht komplikacioneve që mund të kishte.

Anita foli edhe për periudhën e vështirë kur Ramushi ndodhej në gjykim në Hagë. Ajo tregoi se fëmijët kishin shumë nevojë për të, e nga ana tjetër ishte shumë e vështirë edhe për të që t’ia dilte si nënë e vetme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?