GJKKO urdhëron SPAK-un t’i japë Ilir Beqajt aktet e dosjes pa pagesë
GJKKO urdhëron SPAK-un t’i vërë në dispozicion Ilir Beqajt aktet e dosjes në mënyrë elektronike.
Beqaj refuzoi të paguante tarifën prej 10 milionë lekësh për të marrë aktet e dosjes së sterilizimit dhe GJKKO duket se i ka dalë në krah.
Në një prononcim për mediat, ish-ministri i Shëndetësisë ka thënë se gjykata mori një vendim të drejtë.
“Vendim i drejtë, rrëzoi pengesën artificiale të qëllimshme të akuzës që na e ka bërë gjatë kësaj kohe. Urdhëruan vënien në dispozicion të 602 fashikujve në mënyrë elektronike pa pagesë”, tha Beqaj.
KOHA JONË SONDAZH

