Gjobat për thyerjen e masave/Presidenti Meta: Me 2 mars i kurseva, mos të më detyrojnë të bëj thirrje tjetër

Gjatë konferencës me gazetarët, Presidenti Ilir Meta ka komentuar gjobat për thyerjen e masave anti-covid, duke i kërkuar Policisë së Shtetit që të mos përdoret nga politika qeverisëse. Më tej kreu i shtetit nënvizoi se mund ta procedojnë kur të duan, por paralajmëroi se mund ta thërrasë sërish popullin siç ndodhi më 2 mars, por fuqia e tyre tha Meta është në zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë jam Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ushtari i parë i Republikës dhe student i dhjetorit. Policët e dinë mirë që i respektoj dhe i bëj thirrje që të mos keqpërdoren nga politika. Kjo është një çështje tjetër, jo për këtu, por shqiptarët nuk ka më njeri për t’i nxjerrë nga rruga e demokracisë.

Duan të më procedojnë mua, kur të duan. Po mos i procedoj unë ata me gjithë popullin shqiptar. Me 2 mars i kurseva, mos të më detyrojnë të bëj thirrje tjetër. Thirrja është të gjithë në votime, them që fuqia e tyre është në zgjedhje. Është e ardhmja, dinjiteti, sovraniteti. Them referendum sepse nuk janë zgjedhje normale. Njëra palë kërkon të frikësojë ndërkohë që duhet të vërë gjoba se përse përmbytet Vlora e Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trafikun e keni parë në Tiranë. Lashë një takim me njërin që vinte nga Lapraka për gjysmë ore, erdhi pas 2 orësh. Populli të votojë i lirë dhe i qetë. Një qytetar që nuk voton nuk ka të drejtë të kërkojë llogari. Vota është fuqia e tyre. Edhe presidenti një votë ka si gjithë të tjerët”, tha Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?