Gjobë për maskën. LSI: Nuk kemi asnjë njoftim nga policia
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për lajmet që kanë qarkulluar në media, ku thuhet se kryetarja e kësaj partie është gjobitur nga Policia e Shtetit për mos mbajtjen e maskës.
Në një deklaratë për mediat, zyra e shtypit të LSI njofton se nuk ka pasur asnjë komunikim nga policia me drejtuesit e partisë lidhur me gjobën e pretenduar në media.
“Duke pare disa lajme të publikuara ne media duam të sqarojmë se: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk ka asnjë dijeni për gjobë nga Policia e Shtetit. Gjate gjithë kohës që është zhvilluar aktiviteti në Kombinat nuk është paraqitur asnjë efektiv policie. Deri në momentin që do të njihemi me gjobën do të kemi një reagim”,- njofton LSI.