Gjosha: Pas Kushtetutës dhe Vetingut, Shqipëria pret çeljen e negociatave me BE-në

Me reformën në drejtësi dhe ligjin e rivlerësimit, si kushte të plotësuara, Shqipëria pret çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, argumentoi në një intervistë për “Ora News”, pse këto zhvillime pozitive tashmë duhet të konkretizohen, duke e bërë nëntorin një muaj të gëzuar për shqiptarët. Gjosha kërkon maturi dhe bashkëpunim nga politika në funksion të aspiratave integruese të shqiptarëve.

“Puna që është bërë gjatë viteve të fundit që kulmoi me reformën në drejtësi dhe miratimin e ligjit të vettingut patjetër që duhet ti japin Shqipërisë një rekomandim pozitiv. Është plotësisht i merituar, puna do të vazhdojë, proçesi i integrimit nuk përfundon këtu. Mendoj që nëntori duhet të jetë i gëzuar për shqiptarët dhe këtë do ta kërkoj çdo ditë deri në publikimin e këtij raporti”- tha Gjosha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, ministrja e Integrimit zbuloi detaje nga nismat e dikasterit që drejton në funksion të proçesit të integrimit. “Ka ardhur momenti që proçesi të zbresë pranë Bashkive. Për ne është e rëndësishme që personat të jenë të dedikuar për proçesin e integrimit, por duhet të merren me patjetër dhe me përthithjen e fondeve për secilën Bashki. Dhe në këtë kuadër, trajnimet dhe kapacitete njerëzore duhet të jenë të një niveli dhe të një standardi shumë të lartë, ashtu sikurse janë edhe në institucionet qëndrore”- tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për ministren e LSI-në në kabinetin qeveritar, ndryshimet në Qeveri janë çështje e Kryeministrit Rama dhe aleancës, ndërsa ajo personalisht mbetet e fokusuar tek integrimi.

“Sa i përket ndryshimeve në qeveri kjo nuk më takon mua, unë jam shumë e fokusuar tek proçesi i integrimit dhe do të vazhdoj të jem kështu çdo ditë që punoj në Ministrinë e Integrimit. Ato janë pastaj çështje të Kryeministrit por dhe aleancës”- thekson ministrja Gjosha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?