”Gjuha e egër e përdorur mes tyre lanë në shtëpi mijëra qytetarë”, Gjekmarkaj: Foltorja dhe PD të çmobilizohen

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj teksa analizon disfatën e madhe të partisë në këto zgjedhje, thotë se PD-ja duhet të shkojë tek shoqëria dhe jo e kundërta, pra që shoqëria ta ndjekë atë. Ai ka renditur mënyrat se si PD mund të shpëtohet nga asgjësimi, ndërsa shtoi se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të distancojë veten dhe familjen e tij nga PD në mënyrë që demokratët të bashkohen dhe partia të rithemelohet.

“PD duhet të shkojë tek shoqëria, mos të pretendojë të kundërtën. PD s’mund të jetë në konflikt të vazhdueshëm me kohën, historinë dhe aleatët historikë të vendit. 

Marrim rastin e Kavajës, Salianji bëri një fushatë model, i ndihmuar edhe nga kandidati që kishte mbështetjen e të gjithëve. Edhe atje ka pasur presione. Kemi dy realitete, ato të Foltores që u godit rëndë dhe PD që thuajse vdiq në këto rezultate. Shqipëria ka nevojë për një opozitë të re. Ajo nuk ndërtohet me çelik e gur, duhen njerëz të rinj dhe ide të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Foltorja duhet të çmobilizohet, partia e vulës gjithashtu, të çmobilizohet e të mos bëjë asnjë veprim. Duhet të krijohet një atmosferë komunikimi mes grupeve, të shkohet drejt rithemelimit për muaj, jo menjëherë. Të shkohet drejt një kongresi pajtimi dhe zgjedhjes së një lideri që unë e përjashtoj të jetë Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk përjashtoj të ndodhë më e keqja, që Berisha të mos reflektojë. Duhet të distancojë veten dhe familjen nga partia në mënyrë që të bashkohen demokratët. Ndryshe do ndodhë që Berisha do radikalizohet, do mbajë rreth vetes militantë që do i pakësohen”, tha Gjekmarkaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?