Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:30 Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjuha shqipe e reciprociteti mbi një marrëveshje me Turqinë

Politikë E hënë, 8 Mars 2021 09:16
Gjuha shqipe e reciprociteti mbi një marrëveshje me Turqinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Genc Pollo

Gjuha shqipe e reciprociteti mbi një marrëveshje me Turqinë

Në pranverë të 2007 në vizitë zyrtare në Ankara, i kërkova homologut e mikpritësit tim, ministrit të arsimit Hysein Çelik në se do mund të parashikohej mësimi shqip në shkollat e Turqisë për fëmijët e komunitetit disa milionësh shqiptar në atë vend. Bëhet fjalë për shqiptarë të Ballkanit të cilët u detyruan të shpërngulen me dhunë ose me trysni nga koha e Luftës së Parë Ballkanike deri mbas Luftës së Dytë Botërore; nga Mbretëria Greke e sidomos nga Jugosllavia e Krajlit dhe më vonë e Titos; me gjasë grupi më i madh i diasporës shqiptare.
Hysein Çelik ishte një burrë i sjellshëm, i kultivuar dhe plot kujdes ndaj mysafirit. Me të nënshkruam disa marrëveshje bashkëpunimi që mbulonin fusha deri tek financimi i kërkimit shkencor.
Por për kërkesën time të veçantë ai u tregua hazër xhevap: më vjen keq zot Ministër por nuk mund t’a bëjmë këtë. Ne po përpiqemi të fusim anglishten që në fillore dhe nuk kemi mundësi për gjuhë të tjera. Një arsye tjetër që z Çelik nuk e përmendi ishte se Ankaraja nga koha e Ataturkut e deri në ditët tona ka ndjekur politika asimiluese e homogjenizuese që nuk linin shumë vend për të drejtat e pakicave (siç konceptohen ato nga konventat e Këshillit të Europës).
Meqë e pashë që nuk bëhej gjë vijuam me çeshtjet e tjera të bashkëpunimit.

Ky episod m’u kujtua teksa lexova në shtyp marrëveshjen shqiptaro-turke të nënshkruar në Ankara në 6 janar 2021 nga ministrja Kushi e nga homologu i saj turk dhe e miratuar në qeveri më 24 shkurt. Pëgjithësisht teksti duket standart e i ngjashëm me marrëveshjet e mëparshme. Me përjashtim të pikës tre sipas së cilës pala shqiptare do të vlerësojë kërkesat për mësimin e turqishtes si gjuhë e huaj, si lëndë me zgjedhje të lirë në provime si dhe një program pilot. Kushdo që do të supozojë se këto detyrime i merr simetrikisht edhe pala turke do te mbetej i zhgënjyer. Marrëveshja nuk parashikon asnjë detyrim të ngjashëm për Turqinë. Edhe pse asimetria faktike është e dukshme: në Shqipëri nuk ka një pakicë turke në kuptimin historik dhe komuniteti i shtetasve turq është i vogël; ndërsa në Turqi komuniteti me origjinë shqiptare është disa milionësh siç përshkruam më lart. Klauzola të tilla Turqia i ka arritur pas negociatash të gjata me shtete europiane ku komuniteti i emigrantëve turq (Gastarbeiter) ishte domethënës. Por kjo nuk ka lidhje fare me situatën në Shqipëri.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Prandaj qeveria ( nuk po them Kushi mbasi duket se është bërë me porosi nga lart) duhet të sqarojë pse ka lëshuar pe kot më kot e nuk ka përftuar atë që mundej.
Duhet thënë këtu se prej disa vitesh ka disa zhvillime pozitive për gjuhët e pakicave përfshi edhe shqipen; një lloj devijimi nga dogma kemaliste. Por kjo mbetet për një shënim tjetër dhe gjithësesi mbetet çështje e legjislacionit të brendshëm turk.
Marrëdheniet ndërshtetërore ama udhëhiqen nga reciprociteti e dobia e ndërsjelltë. Sa herë që qeveritë përfaqsojnë interesat e popujve të tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

genc pollo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 18 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 35 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 35 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 43 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.