Gjykata e Apelit i jep një fitore të përkohshme ish Presidentit Trump për gjobën prej 454 milionë dollarë

Gjykata e apelit në Nju Jork vendosi të ngrijë përkohësisht pagesën e gjobës prej 454 milionë dollarësh nga ish Presidentit Donald Trump, nëse ai depoziton 175 milionë dollarë brenda 10 ditëve të ardhshme. Depozitimi i kësaj shume brenda 10 ditësh do të parandalonte sekuestrimin e pronave të tij.

Zhvillimi i të hënës ndodhi pak para se Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James të fillonte procedurat për të marrë nga ish presidenti shumën e gjobës. Avokatët e zotit Trump i ishin drejtuar gjykatës së apelit për të ngrirë vendimin e Prokurores James, duke argumentuar se është “praktikisht e pamundur” që të gjendet ndonjë institucion financiar i gatshëm të nënshkruajë një garanci për të paguar një gjobë kaq të lartë prej gati gjysmë miliardë dollarësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?