Gjykata e Lartë shpall të pafajshëm Petrit Vasilin për çështjen Doshi
Gjykata e Lartë ka vendosur të shpallë të pafajshëm deputetin e LSI, Petrit Vasili, i paditur për shpifje.
Vasili ishte paditur nga Alma dhe Petrit Çinari për atë që njihet si çështja Doshi.
Në atë kohë u tha se Petrit Çinarit i ishte kërkuar nga njerëzit e Ilir Metës që të ekzekutonte Tom Doshin.
Por Petrit Vasili tha se për këtë dëshmi, Çinari është paguar me një apartament nga Tom Doshi.
Megjithatë Gjykata e Lartë vendosi të pushojë çështjen, duke theksuar se qëllimi i Vasilit ka qenë informimi i publikut.
“Qëllimi i vërtetë i të akuzuarit ka qenë denoncimi dhe vënia në lëvizje e organit të prokurorisë për hetime më të thelluara lidhur me çështjen e ditës së asaj periudhe”, thuhet në vendim.
KOHA JONË SONDAZH

