FIFA World Cup 2026™ 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjykata e posaçme e Apelit lë në burg Lefter Kokën dhe Taulant Tushën

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lë në fuqi masën e sigurisë “Arrestit me Burg” për shtatë të akuzuarit për Inceneratorin e Tiranës, ku mes tyre është edhe ish-ministri Lefter Koka.

Apeli i GJKKO ka vendosur që masa e sigurisë të ndryshojë për Pëllumb Abeshin.

Drejtori i Politikave në Ministrinë e Mjedisit u lirua nga GJKKO më 10 janar të këtij viti, pas kërkesës së bërë nga Abeshi për shuarjen e kësaj mase sigurie, por Apeli ka vendosur kthimin e tij në burg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi:

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 27.01.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 5 akti, datë 19.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimet e personave nën hetim A.Th., B.K., L.K., N.S., S.K., S.T., T.T., P.A., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 134, datë 07.12.2023, vazhduar me vendimin nr. 136, datë 11.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

1.Ndryshimin e vendimit nr. 134 datë 07/12/2023 dhe nr. 136 date 11/12/2023

të Gjykates se Posasme te shkalles se Pare per korrupsionin de krimin e organizuar duke:

-Caktuar masën se sigurimi personal shtrengues ‘arrest ne burg’ sipas neni 238

te Kodit te Procedures Penale, ndaj te hetuarit z.P.A., i biri z. H. dhe znj.F., lindur me {…}, ne {…} dhe banues ne {…}.

  1. Miratimin e vendimit nr. 134 date 07/12/2023 dhe nr. 136 date 11/12/2023 te Gjykates se Posame te Shkalles se Pare per korrupsionin dhe krimin e organizuar per te hetuarit z. L.K., z.T.T, z. N.S., z. B.K., znj.S.T., znj.A.Th., znj.S.K.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?