Gjykata Kushtetuese/ Ambasadorja Yuri Kim: Mjaft me lojëra! Shqiptarët s’duhet të presin zgjedhjet

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim edhe njëherë tjetër i ka bërë thirrje palëve politike që t’i japin fund lojërave për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Në një intervistë për VOA, Kim thotë se njerëzit s’duhet të presin zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

”Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese. Ata nuk duhet të presin derisa BE të marrë një vendim, për të pasur sundim të ligjit. Ata e duan tani. Ata e donin një vit më parë. Ata e donin katër vjet më parë. Ata e donin 30 vjet më parë. Ka ardhur koha. Ka ardhur koha. Mjaft me lojra”,- ka thënë Yuri Kim.

Intervista e ambasadores do të transmetohet e plotë ditën e sotme në orën 18:00 në “Zërin e Amerikës”, në të njëjtën kohë që kryeministri Edi Rama ka lajmëruar që do të japë qëndrimin e tij për ngjarjen e rëndë, të vrasjes së 25 vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv i Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?