Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi Presidentit e Republikës. Kuvendi bëri fiasko sërish…

Nga Gerti Shella

Kuvendi bëri fiasko sërish… Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi Presidentit e Republikës edhe këtë herë. Përpara ca ditësh, në një status mbi këtë temë analizova se “kushti i shkeljes së rëndë” do duhej më parë të definohej përpara se të konstatohej. Ndërkohë, ndaj Presidentit nuk ka të paktën një kallëzim penal të depozituar… Asnjë gjykatë kushtetuese në Europë nuk ka shkarkuar kurrë një president apo një monark për diçka të tillë si “shkelje e rëndë e Kushtetutës” dhe nuk ka një praktikë që definon konceptin. Për ta definuar vetë e para, GJK do të duhet të bënte “cirk” dhe për më tepër do ishte “nën vleresim ajo vetë” nga çdo gjykatë kushtetuese europiane, pasi do të çelte një jurisprudence të re…Me pak fjalë mund të bëheshin edhe gazi i botës… Prandaj, edhe koha nuk vonoi për ta dhënë të drejtën….më poshte një pjesë nga arsyetimi i shkurtuar i vendimit të djeshëm të GJK:
Në lidhje me shkaqet për të cilat Kuvendi vendosi shkarkimin e Presidentit, Gjykata Kushtetuese, pasi përcaktoi elementet objektive të “shkeljes së rëndë të Kushtetutës” të parashikuar në nenin 90, pika 2, të Kushtetutës, si dhe vlerësoi kërkesën e nenit 90, pika 3, të Kushtetutës për të vërtetuar fajësinë e Presidentit, arriti në përfundimin se:
1. Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 86, pika 1, dhe nenit 89 të Kushtetutës, nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.
2. Nuk ka shkelje të rëndë të nenit 88, pika 3, të Kushtetutës, pasi:
– Faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.
– Faktet që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
– Faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me pavarësinë e organeve publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
– Faktet e paraqitura si shkelje të rendit dhe sigurisë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
3. Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 94 të Kushtetutës nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës”, thekson Kushtetuesja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?