FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjykata liron protestuesit, Gaz Bardhi: Efektivët që i dhunuan do mbajnë përgjegjësi penale dhe personale

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka folur pas vendimit  të Gjykatës së Tiranës për lirimin e 4 protestuesve të 20 shkurtit.

“Dje kemi bërë kallëzim penal dhe ankimim në APM për efektivët që dhunuan protestuesit. Secilit prej tyre duhet t’i bëj një paralajmërim publik, dhuna është akt personal dhe ka pasoja personale. Çdo punonjës i veshur me uniformë duhet të zbatojë ligjin.

Secili prej tyre është identifikuar do mbajë përgjegjësi penale dhe personale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Secili prej tyre janë në moshë të re dhe nuk kanë bërë rezistencë. Janë dhunuar gjatë shoqërimit dhe në Komisariat. Kur tejkalohet ligji nënkupton që kanë një mllef personal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë tre punonjës, dy të cilët kanë qenë pjesë e shoqërimit dhe një i cili ishte i pranishëm në komisariat”, ka thënë Bardhi para gazetarëve.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?