Gjykata rrëzon Gaz Bardhin. Kërkoi çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së

Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur që të mos pranojë kërkesën e Këshillit Kombëtar të PD-së për të çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar i PD-së.

Vendimi argumentohet me faktin se Këshilli Kombëtar i thirrur nga Gazment Bardhi në korrik të vitit 2023 nuk legjitimohet.

Gjyqtari Gentjan Marku vendosi kështu mos të legjitimojë Këshillin e thirrur nga Bardhi, kërkesë që u bë nga 6 deputetë të PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazment Bardhi mblodhi online në 27 korrik 2023 Këshillin Kombëtar të PD, mbledhje të cilën ai e drejtoi nga Kryesia e Kuvendit. Bardhi njoftoi atëherë se në mbledhje morën pjesë 245 anëtarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partia Demokratike zyrtare nuk e njohu mbledhjen e Këshillit nga Gazment Bardhi dhe e akuzoi atë për falsifikim dokumentesh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?