Gjyqi 110 mln euro/Spahiu: Rama nuk duronte kritikat, por 25 prilli do ta nxjerrë në pension politik këtë njeri të rrezikshëm

Binzesmeni italian Francesco Bechettit ka fituar gjyqin kundër qeverisë “Rama” për mbylljen e televizionit “Agon Channel”. Vendimi i gjykatës e cilëson mbylljen e kësaj media të paligjshme dhe detyron qeverinë t’i paguajë biznesmenit 110 milionë euro, të cilat do të jepen nga taksat e qytetarëve.

Kreu i LSI-së së Tiranës, Përparim Spahiu thotë se kjo faturë duhet t’i shkojë vetëm një njeriu, kryeministrit Edi Rama. Ai thotë se tani duhet t’i japim Beketit 110 milionë euro nga buxheti i shtetit, sepse Ramës nuk i pëlqejnë kritikat. Për të, 25 prilli do ta nxjerrë në pension politik këtë njeri siç e quan ai, të rrezikshëm.

”Naltmadhnia e tij nuk mund të duronte kritikat e Adi Krastës, Andi Bejtjas, Sonila Meços dhe të tjerë, ndaj, me një akt skandaloz urdhëroi mbylljen arbitrare të televizionit. Tani, duhet t’i japim Beketit 110 milionë euro nga buxheti i shtetit, sepse Edi Ramës nuk i pëlqejnë kritikat. 25 prilli do ta nxjerrë në pension politik këtë njeri të rrezikshëm”,-shkruan Spahiu në facebook.

Postimi i plotë

Lajmi se Shqipëria e ka humbur gjyqin me biznesmenin italian, Françesko Beketi dhe duhet t’i paguajë atij 110 milionë euro më mbush me trishtim.

Por, përpos trishtimit kam edhe një revoltë të madhe brenda meje, që për tekat e një kryeministri hakmarrës, jo vetëm u mbyll një televizion privat, po unë dhe ti që po lexon, duhet të paguajmë 110 milionë euro nga taksat tona.

Kjo faturë duhet t’i shkojë vetëm një njeriu, Edi Ramës! Arbitrazhi ndërkombëtar vendosi që mbyllja e Agon Channel ishte akt politik.

Naltmadhnia e tij nuk mund të duronte kritikat e Adi Krastës, Andi Bejtjas, Sonila Meços dhe të tjerë, ndaj, me një akt skandaloz urdhëroi mbylljen arbitrare të televizionit.

Tani, duhet t’i japim Beketit 110 milionë euro nga buxheti i shtetit, sepse Edi Ramës nuk i pëlqejnë kritikat. 25 prilli do ta nxjerrë në pension politik këtë njeri të rrezikshëm!

SHKARKO APP