Gjyqi 110 mln euro/Xhixho: Pasi u lanë në mëshirë të fatit, shqiptarët do të paguajnë nga arrogaca e Ramës

Binzesmeni italian Francesco Bechettit ka fituar gjyqin kundër qeverisë “Rama” për mbylljen e televizionit “Agon Channel”. Vendimi i gjykatës e cilëson mbylljen e kësaj media të paligjshme dhe detyron qeverinë t’i paguajë biznesmenit 110 milionë euro, të cilat do të jepen nga taksat e qytetarëve.

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho thotë se shqiptarët po paguajnë nga vendimet e arrogante të kryeministrit Edi Rama, që sipas saj, pasi u lanë në mëshirë të fatit e pa asnjë ndihmë në mes të pandemisë edhe u zhvatën nëpër koncesione, tani do të paguajnë edhe këtë shumë.

”Ky dënim që përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi do shlyhet nga shqiptarët, që pasi u lanë në mëshirë të fatit e pa asnjë ndihmë në mes të pandemisë, pasi u zhvatën nëpër koncesione, do paguajnë edhe për vendimet e kryeministrit arrogant”,-shkruan Xhixho në facebook.

Postimi i plotë

Humbja e Shqipërisë në gjyqin e arbitrazhit me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015 nga kryemistri Rama është një barrë e rëndë që ky person i vë në shpinë shqiptarëve.

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID), një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë me 110 milionë euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”.

Ky dënim që përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi do shlyhet nga shqiptarët, që pasi u lanë në mëshirë të fatit e pa asnjë ndihmë në mes të pandemisë, pasi u zhvatën nëpër koncesione, do paguajnë edhe për vendimet e kryeministrit arrogant.

SHKARKO APP