Gjyqi për Gërdecin, Mediu: S’kam përgjegjësi penale, erdha për respekt të gjykatës. Nuk e zhbëj dot atë që ndodhi

Pas shumë orësh në GJKKO ku dëshmoi për tragjedinë e Gërdecit ku vdiqën 26 persona, pas daljes në një prononcim për mediat, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu tha se ishte shkelur parashkrimi dhe se procesi duhet të jetë i rregullt. Ai  theksoi se në asnjë moment nuk ka qenë njoftuar për probleme në Gërdec gjatë kohës kur ishte ministër i Mbrojtjes.

”Dëshmitarët e mëparshëm nuk kanë pasur ndonjë punë me ministrin e Mbrojtjes. Erdha sot për respekt të gjykatës dhe drejtësisë dhe për të shprehur keqardhjen time të madhe ndaj familjarëve.

Unë hoqa dorë nga posti im asokohe dhe nuk e zhbëj dot atë që ka ndodhur. Mendoj se është shkelur një nga pikat të garancisë së procesit gjyqësor, ajo e parashkrimit. Ministri i Mbrojtjes nuk ka pasur asnjë moment të vetëm ku të jetë njoftuar që ka pasur problem në Gërdec”,-tha Mediu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?