Gramoz Ruçi fton opozitën: Të punojmë për hapjen e negociatave

Kuvendi ka nisur sot seancën e parë për vitin 2018. Fjalën hapëse e mbajti kryetari Gramoz Ruci, i cili kërkoi kontribut të të gjitha forcave politike për hapjen e negociatave me BE-në.

“Pavarësisht nga polarizimi, grupimet politike miratuan organet e Vettingut ngritjen e komisionit për Reformën Elektorale dhe vendime të tjerë të rëndësishëm. Këtë sesion do të marrim shumë vendime, por para së gjithash do të nisë me disa cështje thelbësore; miratimi i anëtarëve të KLGJ, KLP, miratimin e kryeinspektorit të lartë të drejtësisë, ndryshimet ligjore për 5 vendimet e Kushtetueses, rregulloren e Kuvendit, Reformën Elektorale dhe Kodin e Etikës. Jo vetëm që kërkojnë 2/3 për miratimin, por do të jenë kontribut për hapjen e negociatave. Kërkoj që të gjitha grupet të japin kontributin për miratimin”, tha Ruci.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?