Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:08 Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person.Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Skërficë”. Një mjet tip “Volkswagen”…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gramoz Ruçi ndalon në Parlament tentativën për uljen e pensioneve

Politikë E enjte, 30 Prill 2020 10:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka ndalur tentativën e Rilindjes së Edi Ramës uljen e pagave dhe pensioneve në këtë kohë krize e pandemie.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Plani për uljen e pagave dhe pensioneve u propozua nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por që hasi në reagimin e ashpër të opozitës dhe gjithë opinionit publik.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Fjala e plotë e kreut të Kuvendit, Ruçi në nisje të seancës parlamentare

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të nderuar kolegë deputetë,

Në nisje të seancës, po ju informoj për disa nga zhvillimet kryesore në veprimtarinë e Kuvendit javëve të fundit, gjatë pandemisë.
Ju kini marrë pjesë në këto veprimtari, por për shkak të kësaj forme të re pune si edhe për të informuar edhe qytetarët, po bëj një sintezë të punëve tona gjatë muajit prill.
Aktualisht veprimtaritë parlamentare realizohen nëpërmjet formave të komunikimit elektronik, për të cilat plotësuam edhe Rregulloren.
Gjatë muajit prill, janë zhvilluar gjithsej 27 mbledhje të komisioneve të përhershme.
Të gjitha komisionet kanë qenë aktive, por për shkak të natyrës së akteve ligjore, ngarkesën më të madhe të punëve e kanëpasur Komisioni i Ekonomisë, i Ligjeve dhe i Sigurisë, të cilat kanë zhvilluar respektivisht nga 7, 5 dhe 5 mbledhje, duke shqyrtuar 18 akte ligjore, 12 akte normative dhe 9 marrëveshje.

Në seancat plenare të 16 dhe 23 prillit u miratuan 26 ligje dhe 7 vendime.
Kuvendi nuk ka pasur asnjë vonesë apo pengesë në shqyrtimin e akteve ligjore, akteve normative si edhe marrëveshjeve të depozituara për shqyrtim e miratim.
Megjithatë, edhe pse në situatë emergjence, duhet të garantojmë sundimin e shtetit të së drejtës.
Prandaj kërkoj më shumë përkushtim e rigorozitet në procedurat e shqyrtimit të akteve, angazhim më të madh të komisioneve, sipas fushës së përgjegjësisë, t’i jepet koha e duhur çdo deputeti për të studiuar thelbin e aktet ligjore që shqyrtojmë e miratojmë.

Relacionet shoqëruese duhet të japin më shumë informacion për deputetet dhe publikun, mbi diskutimet dhe konsultimin publik të nismave.
Konsultimi virtual me publikun dhe institucionet nuk duhet të zbehet.

Procesi i konsultimit publik të nismave të qeverisë duhet të vendoset në faqen e Kuvendit, me qëllim që të aksesohet nga grupet e interesit.

Kuvendi ishte ndër institucionet e para që patën një reagim të menjëhershëm dhe efikas për shpërndarjen e informacionit mediave e qytetarëve. Megjithatë, duhet të bëhemi më aktivë.
Shërbimet e Kuvendit kanë marrë të gjitha masat për regjistrimin e mbledhjeve që zhvillohen me platformën eketronike, duke mundësuar regjistrimin e tyre me disa programe, për të evituar kështu çdo problematikë të mundshme teknologjike.

Pasqyrimi i menjehershëm nga shërbimi i medias mundësoi që të mos ketë boshllëk në garantimin e transparencës dhe transmetimin e veprimtarive parlamentare.

Seancat plenare transmetohen direkt nëpërmjet prezencës në sallë të kamerave të Radio-Televizionit Shqiptar, i cili ua dërgon sinjalin edhe mediave të tjera. Prej datës 30 mars filluan të transmetohen direkt mbledhjet e komisioneve. Kjo pati impakt pozitiv ne rritjen e transparencës dhe informimine publikut.

Kuvendi nuk e ka ulur vëmednjen ndaj reformave të rëndësishme në proces.
Përkundrazi, kemi ndjekur me përgjegjësi ecurinë e reformës në drejtësi dhe funksionimin e organeve të reja të qeverisjes së sistemit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësipo përpunon informacionet për tre vakancat për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetues, dy të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe një nga Kuvendi.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka depozituar në Kuvendprojektvendimin “Për miratimin e strukturës, organikës dhe numrit të punonjësve”, i cili u përfshi në Programin e Punës dhe Kalendarin e Punimeve.

KLGJ, në datën 27.02.2020, i propozoi Presidentit të Republikës tre kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë nga radhët e juristëve të spikatur dhe në datën 11 mars Presidenti i Republikës vendosi dekretimin e tre kandidaturave të propozuara.

Në seancën plenare të 16 prillit, Kuvendi miratoi zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore deri më 30 qershor 2020 dhe Komisioni do te mblidhet gjatë kësaj jave, me përdorimin e mjeteve të komunikimit elektronik.

Këshilli Politik, i përbërë nga përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, drejtuesit e Komisionit dhe përfaqësues të grupeve parlamentare në parlament, nuk është mbledhur prej datës 10 Mars.
Edhe pse ekspertët e Këshillit po punojnë në lidhje me ata dispozita të Kodit Zgjedhor për të cilët Këshilli ka dhënë dakortësinë, Këshilli duhet të rifillojëmenjëherëpunën për të mos penguar a vonuar Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Të nderuar kolegë,

Detyra e degës legjislative të qeverisjes nuk është vetëm mirëfunksionimi i vetvetes, por ushtrimi i kontrollit parlamentar dhe garantimi i pjesëmarrjes së publikut në monitorimin e ligjbërjes dhe qeverisjes.

Prandaj Kuvendi i ka kushtuar vëmendjen e duhur funksionimit të institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të krijuara me ligj.

Këto institucione kanë vazhduar ushtrimin e detyrave institucionale, me reduktime të burimeve njerëzore në zbatim të VKM për kujdesin prindëror, por edhe në respektim të rregullave të mbrojtjes nga pandemia.
Banka e Shqipërisë ka vijuar punën dhe mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës janë mbajtur rregullisht onllain.

Avokati i Popullit ka bërë detyrën nëpërmjet oponencës në mbrojtje të shtresave në nevojë dhe fushave të tjera të kompetencës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vazhduar me evadimin e raporteve të auditimit, dhe ka proceduar me njoftimet për auditimet e planifikuara.

Prokuroria e Përgjithshme, Prokurori i Përgjithshëm dhe trupa e prokurorëve së bashku me stafin e lartë drejtues kanë qenë nëçdo ditë në krye të punëve të tyre.
Këshillli i Lartë Gjyqësor, Këshillli i Lartë, AKEP, Enti Rregullator i Energjisë, Enti Rregullator i Ujit dhe AMA, kanë organizuar mbledhjet periodikisht online, për kryerjen e detyrave të tyre funksionale.
Komisionerët dhe agjencitë e krijuara me ligj, kanë punuar kryesisht në distancë dhe janëprezent në punë kur është e nevojshme.

Për kushtet specifike që jetojmë dhe intensitetin e problematikave, u kërkoj institucioneve tëna informojnë periodikisht, mbi bazë javore, për problematikat e konstatuara dhe kapërcimin e tyre.
KLGJ e KLP duhet të informojnë Kuvendin mbi respektimin e të drejtave për gjykim të të drejtë dhe shkallën e zbatimit të procedurave te reja dhe të shpejta të gjykimit të çështjeve, me qëllim që të mos krijohen mbingarkesa në dosje dhe të ketë vonesa të pajustifikuara në gjykimet e çështjeve që nuk presin ose që mund të bëhen edhe në kushtet e pandemisë. Edhe pse në kohë jonormale, drejtësia duhet të jepet si në kohë normale.

Së shpejti, unë si Kryetar i Kuvendit do të organizoj takimin e rradhës të Mekanizmit të Monitorimit Kuvend-Qeveri-Institucione të Pavarura, për të verifikuar zbatimin e rekomandimeve të instucioneve tëpavarura nga Qeveria dhe identifikuar nevojat për mbështetje e ndërhyrje nga Kuvendi.
Masat e mara për shkak të pandemisë kanë kufizuar disa të drejta si lëvizjen e lirë, grumbullimet, arsimimin etj.

Kuvendi ka detyrimin të vlerësojë ndikimin e këtyre kufizimeve te qytetarët dhe të marrë masa për të kufizuar këtëndikim.
Ndërkohë, Komisioni i Ligjeve të monitorojë zbatimin e ndryshimeve në Kodin Penal të miratuar pak ditë më parë.

Të nderuar kolegë,
Siç kam nënvizuar, masat e drejta të marra nga Qeveria dhe të mbështetura nga Kuvendi kanë ndikuar që situata e pandemisë së koronavuirusit në Shqipëri të jetë nën kontroll.
Tashmë Qeveria ka filluar tëzbatojë masat për përballimin e pasojave ekonomike e financiare të pandemisë.
Me këtë rast, dëshiroj të shpreh disa mendime mbi strategjinë e daljes nga kjo pandemi.
Siçështë bërë e qartë edhe nga vendet dhe ekonomitë e mëdha të botës, dalja nga pandemia nuk do të jetë një proces teknik i menjëhershëm, por një proces adaptiv, gradual dhe i kujdesshëm.
Ky proces do të kërkojë që për një periudhë të caktuar, derisa virusi të zhduket plotësisht, do të bashkëjetojmë me të.

Duhet të mbajmë mirë parasysh se dalja nuk është një proces i pakthyeshëm. Ajo do të jetë e suksesshme në varësi të lidershipit politik, por edhe të sjelljes së sektorit privat dhe të qytetarëve.
Strategjia e daljes duhet të bëjë kujdes që të mos cënojëa rëndojë më shumë mirëqenien e njerëzve, duke mbajtur parasysh parimin se ne nuk kemi të drejtë të privojmë qytetarët nga të drejtat që atyre u ka dhënë ligji. Ne nuk jemi zotër, por mbrojtës të interesave të qytetarëve. Barra e daljes duhet të jetë progresive: kush fiton më shumë, përballon më shumë, ndërsa grupet nevojtare të popullsisë, pensionistët apo përfituesit e programeve sociale duhet të vazhdojnë të mbështeten e të mbrohen.

Strategjia e daljes duhet të garantojë harmonizmin e mbështetjes për bizneset, me qëllim që të shpëtojmëe rigjallërojmë tregjet, të nxisim prodhimin dhe të mbajmë në nivele optimale ofertën ekonomike.

Por nga ana tjetër, duhet të tregojmë të njëjtin kujdes për mbrojtjen e konsumit dhe mbijetesës së konsumatorëve, si një stimul edhe për vetë prodhimin dhe shërbimet.
Fakti që kemi miratuar disa akte normative me fuqinë e ligjit, nuk duhet të dobësojë komunikimin e komisioneve parlamentare me sipërmarrjet, për hartimine një plani të ringritjes ekonomike të studjuar e realist.

Duhet të bëjmë kujdes për të mos lejuar dobësimin e rrjeteve mbrojtëse që kemi krijuar për grupet nevojtare të popullsisë. Është detyrë e Kuvendit, komisioneve e grupeve parlamentare dhe çdo deputeti, të monitorojnëmbështetjen e mosdiskriminimin e të varfërve e të dobtëve.
Ju faleminderit.
Tani vazhdojmë me seancën plenare.

Etiketat e lidhura

Gramoz Ruci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 2 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit
Para 5 minutash

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr
Para 7 minutash

Harry Kane: Barazim i drejtë ndaj Arsenalit, Topi i Artë një ëndërr

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026
Para 12 minutash

Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.