Gratë e Bjellorusisë, simboli i protestave kundër regjimit të Llukashenkos
Një deklaratë e kreut të shtetit, Ilir Meta, pas fitores së kombëtares me Bjellorusinë, për gratë heroike të Bjellorusisë, u interpretua në mënyrë amatore dhe vulgare nga një pjesë e mediave në Shqipëri. Deklarata e Presidentit, u referohej zhvillimeve më Bjellorusi, që mediat e kasetave nuk kanë pasur kohë ti ndjekin.
Qeveria e Aleksandër Llukasheknos në Bejllorusi vodhi votat dhe klasifikohet zyrtarisht nga institucionet ndërkombëtare si një regjim anti-demokratike. Në më shumë se 3 muaj protesta dhe dhunë policore, gratë e këtij vendit kanë qenë në vijë të parë të përplasjes me policinë.
Më 2 shtator, mijëra gra dhe vajza u përleshen më policinë e cila tentoi të arrestonte studentët që kërkonin zgjedhje të lira.
Aktivizimi i grave vjen dhe për faktin se përballë Llukashenkon në zgjedhje ishte kandidatja, Svetlana Tikhanovskay, e cila pas ndalimit disa ditor nga policia u detyrua të kërkojë ekzil.
Për të shmangur përplasjen me policinë dhe viktimat, gratë protestuese kanë dalë shpesh herë në krye të tubimeve duke ndaluar gjakderdhjen. Për këtë arsye, shumica e mediave ndërkombëtare vlerësojnë heroizmin e grave të Bjellorusisë.

- CNN: Women in white become faces of Belarus protests as thousands are arrested after disputed election
- BBC: Belarus election: Women form ‘solidarity chains’ to condemn crackdown
- NBCNEWS: They might not win, but 3 women are ‘giving hope’ to Belarus with an unlikely presidential bid
- Europa e Lirë: Gratë bjelloruse u bashkohen protestave pas arrestimit të dhjetëra studentëve
- AlJezzra: Women of Belarus: A fearless cry for change
KOHA JONË SONDAZH

