Gratë e PS në Dibër: Muharemi, kandidati më i mirë

Kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” Muharem Rama zhvilloi një takim me gra e vajza të qytetit të Peshkopisë. Në këtë aktivitet ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij Brunilda, Kryetarja e Forumit të Gruas së Partisë Socialiste Olta Xhaçka dhe deputetja Blerina Gjylameti.

Duke u ndalur tek kandidatura e së majtës për Bashkinë e Dibrës, Xhaçka tha se është alternativa më e mirë që ofrohet para zgjedhësve.

“Ne si gra, kemi zgjedhur për të mbështetur kandidatin më të mirë të mundshëm, i cili me punën dhe veprën e tij të një jete të tërë, e ka treguar se është njeri i punës, i sakrificës, i përkushtimit, ndaj grave, ndaj fëmijëve dhe ndaj njerëzve në nevojë”, u shpreh Olta Xhaçka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, deputetja Blerina Gjylameti kërkoi nga gratë dhe vajzat e Dibrës që të jenë garancia dhe shtysa për një fitore sa më të thellë në 11 Shtator.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të dashura motra, shoqe, nëna, unë do tu bëja vetëm një thirrje: të mos lëmë asnjë mikeshë, kushërirë e shoqe, pa i bërë një thirrje që në datën 11 të kurorëzojmë Muharemin në krye të Bashkisë. Bashkë në çdo derë, këto 7 ditë që kanë mbetur, duhet të jemi në çdo derë dhe çdo shoqe përkrah që në datë 11 të jenë të gjithë atje, tek kutia e votimit. Fitorja është e sigurtë por duhet ta kemi fitore të thellë”, theksoi deputetja Gjylameti.

Kandidati për kryebashkiak Muharem Rama shprehu gjithashtu bindjen se me mbështetjen e grave dhe vajzave të Dibrës, fitorja do të jetë më e lehtë për tu arritur në votimet e kësaj fundjave.

“Me gjithë këtë mbështetje që më keni dhënë ju sot, si motra e si nëna, unë shikoj sot këtu fillimin e fitores për gjithë Bashkinë e Dibrës. Me forcën tuaj, fitorja është e sigurtë”, u shpreh kandidati Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?