Gratë greviste në gjendje të rënduar shëndetësore e psikologjike. Naftëtarja tenton të presë damarët

Gratë naftëtare në Ballsh ndodhen ne gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike, madje njëra prej tyre ka tentuar veprimin ekstrem për të prerë damarët.

Greva e grave punëtore në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh ka hyrë sot në ditën e 24-t. Përveç përkeqësimit të shëndetit, duket se gratë janë të dëshpëruara që ende për to nuk po jepet një zgjidhje.

News24 raporton se gjatë mbrëmjes një prej grave ka tentuar të presë damarët në shenjë revolte ndaj gjendjes ku ndodhen, por fatmirësisht gratë e tjera greviste e kanë ndaluar.

Gratë pohojnë se janë të pa shpresa dhe sipas tyre shteti i ka braktisur.

SHKARKO APP