Greqi, SYRIZA drejt fitores, por nuk qeveris dot e vetme, Meimarakis poranon humbjen

 

 

Greqi ka mabjtur sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në orën 18:00 (19:00 me orën greke) janë mbyllur kutitë e votimit. Ndërsa shifrat e rezultateve zyrtare nxjerrin partinë e ish-kryeministrit Tsipras, SYRIZA  si forcën e parë politike në vend, ndërsa e dyta eshte Demorkacia e Re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por partia e Tsipras nuk mund të qëverisë dot e vetme, pasi nuk ka siguruar mbi 38% të votave. Ekspertët flasin për një koalicion me SYRIZA-s, PASOK dhe POTAMI, por nuk përjashtohet mundësia e koalicionit mes Demokracisë së Re dhe PASOK.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur janë numëruar 34 % të votave, SYRIZA ka arritur të marrë 35.42%, kundrejt 28.14 të Demorkacisë së Re. Neonazistët e Agimit të Artë konfirmohen forca e tretë politike me 7.18% të votave. Me pas vjen PASOK 6.43%, Partia Komuniste me 5.46%.

Përkthyer në vende në Parlamentin e Greqisë SYRIZA ka siguruar deri tani 145 vende në Parlament, Demokracia e Re 75 vende dhe Agimi i Artë 19 vende në Parlament, PASOK 17 dhe Partia Komuniste 15 vende.

Vangelis Meimarakis pranon humbjen

Lideri i Demokracisë së Re, Vangelis Meimarakis ka pranuar humbjen pas publikimeve të rezultateve të para, që e nxjerrin SYRIZAN fituese.

“Rezultati i zgjedhjeve duket se tregon se partia e parë është SYRIZA. Unë e përgëzoj Aleksis Tsipras” ka thënë Meimarakis përpara gazëetarëve.

zgjedhjet ne greqi

Exit Poll-et e para:  Syriza kryeson me një avantazh të lehtë.

Edhe Ezit Poll-et tregojne se Zyriza e Aleksis Tsipras kryeson  forca e parë politike me 30-34 %. Demokracia e Re 28.5-32.5%, ndërsa Agimi i Artë konfirmohet forca e tretë politike në vend me një përqindje që varoin nga 6.5-8%. Më pas vijnë Pasok me  5.6-7.6%; Partia Komuniste 5.4-7.4%; Lumi 4-6%; Unioni i Qendrës 2.5- 3.5%; Uniteti Popullor 2.7-3.7%; Grekët e Pavarur 3- 4%

The Guardian shkruan se zyrtarët SYRIZA kanë deklaruar se se ata do të formojnë një qeveri brenda tri ditëve.

Cilado parti që vjen për herë të parë në zgjedhjet e sotme do t’i dorëzohet mandati nga Presidenti Prokopis Pavlopulos, duke u dhënë atyre 72 orë për të formuar një administratë.

Në këto zgjedhje, të cilat ishin të treta brenda një viti pjesëmarrja në votim ka qenë shumë e ulët.

Aleksis Tsipras do të tentojë që të rimarrë në dorë frenat e ekzekutivit, një muaj pas dorëheqjes së tij si kryeministër.

Këtë herë ai shpreson që të arrijë një shumicë të cilësuar në Parlament, gjë të cilën e shprehu edhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

1796564

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?