Greqia, notë proteste Shqipërisë

 

Lajmi bëhet i ditur nga media greke “Kathimerini”, e cila shkruan që veç notës së protestës, Greqia ka bërë ankesë Komisionit Evropian, përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn, OSBE-në, Këshillit të Evropës.

Sipas të përditshmes, Ministria e Jashtme greke informoi Berlinin dhe Uashingtonin për kundërshtimet e saj. Nota e protestës vjen menjëherë pasi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke e krahasoi prishjen e Kishës së “Shën Thanasit” me aktet e kryera nga xhihadistët kundër kishave në Siri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas deklaratës së ashpër ditën e djeshme nga qeveria greke, kryeministri Edi Rama bëri të qartë që kjo është një çështje e brendshme e Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shqipëria është një vend ku kisha ortodokse është në shtëpinë e saj dhe jo në shtëpinë e komshiut”, theksoi në deklaratën e tij Rama.

Ndërkohë që nga ana tjetër, ambasadori i Shqipërisë në Athinë, Dashnor Dervishi shprehet për “News24” se në Ambasadë nuk ka mbërritur asnjë notë proteste nga qeveria e Athinës.

Ai deklaron se është njohur me qëndrimin grek, nëpërmjet qëndrimeve që janë bërë publike nga Ministria e Jashtme e Athinës. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe zëdhënësi i MPJ shqiptare Glevi Dervishi, që siguroi se nuk ka një notë proteste nga Athina.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?