Greqia refuzon zjarrfikësit shqiptarë. Ministria: Na thanë “s’kemi më nevojë”

Pavarësisht tensioneve të ditëve të fundit për çështjen Beleri, Shqipëria është treguar e gatshme që të ndihmojë Greqinë në situatën e vështirë që po kalon me zjarret, ku deri më tani janë shënuar 20 viktima. Pas një kërkesë të Greqisë për ndihmë në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, ku bën pjesë edhe Shqipëria, 58 forca zjarrfikëse janë nisur për në vendin fqinj për të asistuar me ndihmë.

Forcat zjarrfikëse janë lënë të presin në pritje në doganën e Kapshticës dhe më pas janë kthyer mbrapsht nga pala greke. Në një sqarim nga Ministria e Mbrojtjes së vendit tonë, thuhet se pala greke kishte refuzuar ndihmën duke thënë se ishin plotësuar nevojat për ndërhyrjen nga toka.

Nga pala greke jemi njoftuar se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera”, njofton ministria.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?