Greqia vazhdon ndërhyrjen në çështjen e Himarës, zv/ministri i Jashtëm kërcënon me veto

Shteti grek vazhdon të ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë, duke rikthyer në vëmendjen çështjen e Himarës.

Sot, zv/ministri i Jashtëm i Greqisë, Gianni Amanatidi ka treguar për mediat tensionin e disa ditëve më parë mes dy vendeve.

“Fillimisht, Ministria e Jashtme shprehur shqetësimin dhe i ftoi autoritetet shqiptare të anulojnë planin e prishjes së shtëpive në Himarë. Për shkak të qëndrimit negativ të Shqipërisë, thërritëm ambasadorin shqiptar në Athinë. Dua t’ju informoj se për momentin nuk ka zhvillime negative në Himarë. Ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër këtë çështje përmes kanaleve tona diplomatike në vendin fqinj”, u shpreh zv/ministri i Jashtëm i Greqisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai i ka rikujtuar edhe njëherë Shqipërisë se respektimi i të drejtës së pronës dhe minoritetit është një nga 5 prioritetet e BE që duhet të respektohen për hapjen e negociatave, duke kërcënuar indirekt me veto në rast se vazhdon shembja e banesave në Himarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“I kemi bërë të qartë palës shqiptare se Qeveria greke i kushton shumë rëndësi respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke në Shqipëri.  Mbrojtja e të drejtave të njeriut, duke përfshirë dhe pronën, janë pjesë e 5 prioriteteve kyçe të Tiranës zyrtare, që duhen respektuar për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE”, u shpreh numri dy i diplomacisë greke. Syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?