Grisejda Myslymi: Vlora është burim i energjive të jetës time që më frymëzon vetëm për sukses

Grisejda Myslymi, kandidate e LSI për qarkun e Vlorës, deklaron  se “krerët e mazhorancës aktuale i ka kapur keq paniku nga forca dhe energjitë, që ka LSI, ndaj me makineritë e tyre të propagandës vetëm flasin. Ndoshta kjo ndikon në nënvlerësimin që mund të kenë ata në forcën e LSI, e cila po punon që t’u bëjë si “dhuratë” më prill surprizën, që nuk e kanë menduar”.

Në një intervistë për gazetën “Telegraf”, Myslymi flet për prioritet e programit të kësaj partie si edhe fushatën e zgjedhjeve në këtë qark. Grisejda kur bën të ditur problematikat kryesore me të cilat përballet Vlora, nuk harron të bëjë të pranishme dhe zgjidhjet që duhen bërë. Optimizmin që e karakterizon për një rezultat pozitiv në shërbim të LSI në këto zgjidhje, ajo me shumë kujdes e përmbledh me një fjali se: “Vlora është burim i energjive të jetës time që më frymëzon vetëm për sukses “.

Më tej, Myslymi shton se “Vlora nuk është ajo që paraqitet si fasadë plot ngjyra nga qeveria dhe përfaqësuesit e saj sa herë vijnë për fundjavart e tyre politike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?