Guri: Në ditën kur përkujtohet tragjedia, Rama arratiset në Abu Dabi. Fundi i tij do nisë nga Durrësi

Drejtuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, Elona Guri reagon ashpër ndaj braktisjes së vendit nga ana e kryeministrit Edi Rama i cili ka udhëtuar sot drejt Abu Dhabi-t pikërisht në ditën kur Shqipëria përkujton 56 viktimat e shkaktuara nga tërmeti tragjik i një viti më parë.

“Kryeministri në largim u arratis sot në Abu Dabi. Sot në ditën kur Durrësi përkujton tragjedinë më të madhe. U arratis për të shijuar luksin që s’i ka munguar kurrë, teksa banorët e Durrësit po kalojnë dimrin e 2-të pa shtëpi e pa asnjë mbështetje.

Shkoi me çarter në Abu Dabi për të kërkuar miliona të tjera ndërkohë që nuk jep asnjë përgjigje e llogari se ku shkuan 1.15 miliardë eurot që mori borxh për rindërtimin.

Këtij kryeministrit më të korruptuar në botë do i vijë fundi më 25 prill. Fundi i tij do nisë nga Durrësi e do shporret nga e gjithë Shqipëria”, deklaron Elona Guri, drejtuese e LSI Durrës.

SHKARKO APP