Guvernatori i BSH, afat bankave: Keni kohë deri në qershor për digjitalizimin e sistemit financiar
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u vuri si afat bankave të nivelit të dytë që deri në muajin qershor të realizohet dixhitalizimi i sistemit financiar “open banking”.
“Për të thënë konkretisht ka një ligj dhe ligji është për t’u zbatuar. Në funksion të këtij ligji ne kemi ndërtuar ligjin për shërbimin e pagesave. Kemi ndërtuar kuadrin nënligjor për shërbimet e pagesave dhe kemi licencuar ju që jeni këtu dhe disa të tjerë.
Jemi në momentin praktik, që ka të bëjë me zbatimin e kësaj gjëje dhe përkthimin në biznes konkret. Ajo që ka mbetur është pjesa e “open banking”.
Ne kemi një Komunitetit Kombëtar të Pagesave, i cili drejtohet nga zv.guvernatorja e parë dhe është mbledhur shpesh. Është diskutuar dhe pjesa e open banking me afate, përtej detajeve, është elaboruar dhe deri në qershor kjo duhet bërë. Është detyrim ligjor dhe bankat duhet të bërë.
Kemi hequr edhe shumë cash nga qarkullimi, po punojmë përmes komunitetit kombëtar të pagesave. Bankat duhet të jenë pjesë e këtij procesi”, tha ndër të tjera Guvernatori Sejko.