Hahn: Nëse reforma nuk miratohet me 21 korrik, shkohet në referendum
Komisioneri Johannes Hahn ka lajmëruar se nëse më 21 korrik reforma në drejtësi nuk do të votohet në parlament, vendi mund të shkojë në një referendum. “Ka mundësi të mbahet një referendum, pasi 90 % e popullit e mbështet reformën”, tha ai duke folur në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Europia. Nëse reforma shtyhet – u shpreh ai – do të vijojnë problemet për Shqipërinë. Deklarata e komisionerit Hahn vjen pas vizitës që zhvilloi dje raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, i cili bisedoi me Ramën, Metën e Bashën për ngërçin e krijuar për reformën.
KOHA JONË SONDAZH

