Hajdarmataj: Ndërkombëtarët ia lanë Edi Ramës dopio gjashtën në dorë
Takimi i djeshëm mes kreut Basha, kreyeministrit Rama dhe me iniciativën e krye parlamentarit Meta, shihet si rruga e cila do të shpëtojë reformën dhe do sjell votimin e saj më 21 korrik, me ndihmën e një konsensusi. Në takimin e ndjeshëm fillimisht u tha se do të ishin të pranishëm dhe ambasadorët, Donald Lu e Romana Vlahutin por më vonë u anulua pjesëmarrja e tyre.
Lidhur me këtë, ka reaguar deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj e cila në një postim në facebook, ka shkruar se edhe me mospraninë e tyre në takimin e djeshëm, sipas saj ndërkombëtarët treguan që Reforma në Drejtësi është për shqiptarët dhe përgjegjësia e vendimmarrjes për çuarjen përpara me konsensus është e klasës tonë politike.
Më tej ajo ka shtuar duke thënë se: “Takimi i djeshëm Basha, Meta, Rama, ktheu diskutimin në pikën e parë, atë të draftit të fillimit të ekspertëve të opozitës, mbështetur në propozimin e Komisionit të Venecias për MONITORIMIN Ndërkombëtar të Vetingut”.
Hajdarmataj ka cilësuar Kryeministrin dhe lojën e tij sipas saj, si një trafikant që po luan poker me interesat madhore të shqiptarëve. “Edi Rama doli në një foltore dhe foli si triumfator i lojës së blofit. Foli për votim me shumicë të cilësuar, kur mazhoranca u shkërmoq dhe orteku i krizës po i zë brenda një pas një”,- deklaroi deputetja.
E lidhur me votimin të enjten nëse shkon një variant i pa dakortësuar i Reformës në Drejtësi, deputetja e PD-së, u shpreh se do të ketë deputet të kapur e të pa kapur.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

