Rama thirrje mediave: Mos përhapni panik për e-Albania! Nuk ka kërkuar njeri 30 milionë euro!
Pas sulmit kibernetik ndaj faqeve të shërbimeve online që kanë rënë prej katër ditësh me në krye platformën e shërbime online e-Albania, Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin që ka qarkulluar në media, se hakerat nga Irani kanë shkatërruar të dhënat e shtetit shqiptar dhe kërkojnë 30 milionë euro në Bitcoin.
Rama bën thirrje që të mos përhapet panik me pasojat e sulmit kibernetik nga hakerat e një vendi jo mik me Shqipërinë.
”AKSHI dhe një skuadër e superspecializuar ekspertësh të huaj, po luftojnë natë e ditë për rimëkëmbjen e plotë në kohë rekord të sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit. Është e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje, cilatdo qofshin motivet e kësaj vale shpifjesh haluçinante”,-shkruan Rama në Twitter.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
Gjyqet me median për shpifje, përfshirë edhe shpifjet që përhapin panik, nuk janë në praktikën e qeverisë sonë! Prandaj i bëj thirrje publike TCH të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë!
Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme! Qeveria ka informuar aq sa mund të informojë, në ndërkohë që lufta nuk ka mbaruar dhe pas hakerave qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba!
AKSHI dhe një skuadër e superspecializuar ekspertësh të huaj, po luftojnë natë e ditë për rimëkëmbjen e plotë në kohë rekord të sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit. Është e turpshme që të gënjehet publiku në këtë farë feje, cilatdo qofshin motivet e kësaj vale shpifjesh haluçinante!
Gjyqet me median për shpifje, përfshirë edhe shpifjet që përhapin panik, nuk janë në praktikën e qeverisë sonë! Prandaj i bëj thirrje publike TCH të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë!
— Edi Rama (@ediramaal) July 20, 2022