Hakmarrja e Edi Ramës, kërkon të mbyllë televizionin “RTV ORA”
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të hakmerret ndaj mediave që nuk i ka nën kontroll. Gjatë ditëve të fundit, institucionet në varësi të kryeministri kanë gjobitur disa herë televizionin “Ora News” dhe “RTV Ora”.
Sipas qeverisë, programet e gazetarëve Artur Zheji dhe Sonila Meço kanë thyer rregullat për pandeminë duke ftuar më shumë se 1 personazh në studio, edhe pse në fakt të ftuarit kanë qenë në distancë, sipas parashikimeve të vet ligjit të Ramës.
Pas dy gjobave të njëpasnjëshme, kryeministri ka tentuar dhe mbylljen e aktivitetit të televizioneve me anë të disa shkresave dërguar në këtë media. Një shkresë e ditë së sotme e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor flet për “mbyllje aktiviteti”.
Në foto: Dokumentet e ISSH dhe AMA për gjobat dhe urdhrin e mbylljes së televizionit

ORA NEWS: SKANDAL DHE E PAPRECEDENTE, ISHSH KERKON TE MBYLLE SINJALIN E RTV ORA
Televizioni Ora News njofton në faqen online se kërkesa e ISSH është një akt i paprecendetë. “Një rast i paprecedentë po ndodh. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV Ora. Një ditë pas gjobitjes në mënyrë të paprecedentë me 20 milionë lekë ISHSH ndërmerr dhe një hap tjetër të rëndë duke kërkuar mbylljen e sinjalit të RTV Ora.
Për herë të parë pas 30 vitesh demokraci kërkohet të mbyllet sinjali i një televizioni pasi vendosi në mënyrë arbitrare dy gjoba ndaj emisioneve në Televizionin Ora. “Mbyllja e televizionit ka ndodhur sepse janë lejuar njerëzit të flasin në studio. Kjo është e qëllimshme”,-thekson drejtori i informacionit te RTV Ora, Brahim Shima”,- thuhet në reagimin e Ora News.
Ndërsa Basha deklaron se “RAMAVIRUSI infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19, sepse refuzon të mbyllë fasoneritë e të paguajë pagat e mbijetesës. Por kur vjen puna për të mbytur zërat kritikë si Sonila Meço, ai gjobit dhe mbyll median! RAMAVIRUSI është e keqja më e madhe e Shqipërisë”.
Vasili: Mbyllja e Ora News, kanibalizëm mafioz shtetëror
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për vendimin absurd të institucioneve të qeverisë që kërkojnë mbylljen e sinjalit të televizionit “Ora”. “Mbyllja e TV ORA një kanibalizëm mafioz shtetëror dhe shkencor. Mbyllja e gojës së medias se lire një krim ndaj lirive të çdo qytetari. Mbyllja e ORA TV është Orë alarmi për demokracinë, që po goditet nga mafia e pushtetit. Mashtrimi me pandeminë po përdoret për të asgjësuar sigurinë e qytetareve dhe çdo te drejte themelore te tyre. Tu qendrojme perballe maskarenjve me pushtet për të shpëtuar veten dhe atdheun. ORA është tani”,- shkruan Vasili në Facebook.

FOTO/Emisioni i Sonila Meços dhe Artur Zhejit, që u gjobitën nga qeveria për “shkelje” të urdhrit për parandalimin e pandemisë


KOHA JONË SONDAZH

