”Hakmerret” Rusia, Putin kthen vizat për qytetarët shqiptarë dhe për vendet ”armike”

Pas saksioneve që u vendosën nga mbarë bota, Rusia ”hakmerret”. Moska kthen vizat për vendet e futura në listën e ”armiqve”, ku pjesë bëne dhe Shqipëria.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm rus, Sergey Lvarov, i cili theksoi se ky akt normativ do të sjellë një sërë kufizimesh për të hyrë në territorin e Rusisë. ”Ky akt do të sjellë një sërë kufizimesh për hyrjen në territorin e Rusisë”, tha ministri Lavrov.

Lista përfshin Shqipërinë, Andorrën, Australinë, Britaninë e Madhe, duke përfshirë Jersey, Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë, Gjibraltarin, vendet anëtare të BE-së, Islandën, Kanadanë, Lihtenshtajnin, Mikronezinë, Monakon, Zelandën e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, San Marino, Maqedonia e Veriut, Singapori, SHBA, Tajvani, Ukraina, Mali i Zi, Zvicra dhe Japonia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?