FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Halimi: I duhur, vendimi i Bashës për të refuzuar ‘pazarin’ për drejtësinë

“Lulzim Basha e refuzoi dje ofertën e Edi Ramës për të bërë pazar me drejtësinë e re. Oferta e Ramës tregon në dritë të diellit qëllimin se si e sheh ai dhe Rilindja, drejtësinë e re dhe Vetingun: Një pazar mes politikanësh. Pazar mes Ramës, Metës dhe Bashës.”

Kështu shkruan sot, ish-ministri i Drejtësisë , deputeti i PD, Eduard Halimi në një postim në Fb.

“Një pazar, – vazhdon Halimi, – për të ndarë njerëzit e drejtësisë që do të bëjnë Vetingun, që do të kalojnë në karantinë gjyqtarë e prokurorë e do të emërojnë gjyqtarë ‎ e prokurorë “të pastër”, që do të hetojnë e gjykojnë politikanët, ata vetë, ministrat, deputetet, drejtorët e tyre (!!!)

Swiss Digital Desktop Reklama

Pazari, që propozon Rama, e lë sërish në dorë të Kryeministrit të radhës, vendimin për Vetingun e njerëzve të drejtesisë (dy drejtorëve pranë Kryeministrit), pavarësisht si e ka emrin Kryeministri apo drejtorët pranë tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pa as më të voglin dyshim nuk është kurrë kjo drejtësia e re që presin qytetarët! Nuk presin që Vetingun ne shtator ta beje, as Basha kryeminister, as Rama dhe as Meta! Nuk presin qe gjyqtaret e prokuroret t’i skanoje, selektoje e perzgjedhe as Basha, as Rama dhe as Meta, dhe as drejtoret qe emerojne ata.

Qytetaret presin qe Vetingun e gjyqtareve ta bejne njerez te pavarur, te afte, te besueshem, larg politik‎es domosdoshmerisht.

Presin qe Vetingu te jete real, me standartet kushtetuese te 22 korrikut, larg selektivitetit, larg ndikimit politik, larg drejtoreve te kryeministrit te radhes. Presin me te drejte te ndajne shapin nga sheqeri, te ndershmin nga i korruptuari, te kapurin nga i pavaruri, te aftin nga i paafti. Presin drejtësinë e re. Por kete nuk duhet ta beje kurresesi politika.

Drejtesia e re nuk mund te jete kurre pazar mes politikanesh, qofte ky Lulzim Basha, Edi Rama, Ilir Meta apo kushdo tjeter qe do vije ne vitet e ardhshme. Ndaj gjykoj se vendimi i Bashes per te refuzuar ‎oferten e Rames eshte nje vendim i duhur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?