Hapësirat publike/ Tabaku: Qeverisja me aksione rrit informalitetin! Shteti tenton të tregojë forcën me biznesin e vogël

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku komenton aksionin më të fundit të marrë nga qeveria, për lirimin e hapësirave publike, një aksion që ka kulmuar në kryeqytet, me lirimin e 20 mijë metrave katrorë sipas kryeministri Edi Rama.

Për të një qeverisje e tillë me aksione, është shkak për rritjen edhe më të madhe të informalitetit, ndërsa ka shtuar se shteti ka tentuar që të tregojë forcën me biznesin e vogël.

“Tiranën nuk e ka drejtuar PD dhe lejet janë dhënë nga ata që e drejtonin. Kush ka lejuar abuzimet? Ka pasur disa leje të dhëna nga institucione të ndryshme. Jam kundër këtij tregimi forcë që shkon te biznesi në mes të sezonit turistik. E dimë që shteti është i fortë dhe ka çdo instrument në dorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pse duhet të bëhet kjo me biznesin e vogël? Kjo qeverisje me aksione ka rritur informalitetin. Sepse nga ana tjetër shohim aksione si legalizimi i të gjitha ndërtesave pa leje, stallave etj. Pra e stimulojnë informalitetin dhe më pas bëjnë aksione të tilla. Po të shkosh në fshatrat e Tiranës, na thonë që është e pamundur të ndërtosh sepse të shkon më shumë “qoka” se ndërtimi”, tha ajo në “News 24”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?