Hapja e negociatave, Balla: 5 deputetë të PD votuan kundër

Një ditë para lajmit të mirë që pret Shqipëria për marrjen e rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave, politika shqiptare nuk gjen dakordësi.

Deputeti socialist Taulant Balla shkruan se 5 deputetë të opozitës, Aldo Bumçi, Kastriot Islami, Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi dhe Genc Pollo kanë votuar kundër rekomandimit të BE për hapjen e negociatave.

“Skandali i PD shkon deri në fund. Bumçi, Islami, Bylykbashi, Halimi dhe Pollo votojnë kundër rekomandimit për hapjen e negociatave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja teksti që mori votat pro të deputeteve të mazhorancës, eurodeputetëve të majë, të djathtë dhe të gjelbërt dhe te Majlinda Bregut:

Swiss Digital Mobile Reklama

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri i “bën thirrje Komisionit Europian dhe Këshillit për hapjen e negociatave dhe Shqipërisë të sigurojë më shumë progres të qëndrueshëm në lidhje me implementimin e 5 prioriteteve, që duhen për hapjen e negociatave”.
Faleminderit miqve të Shqiperise ne Parlamentin Europian!

#Rilindje?
#ShqiperiaeGjeneratesTjeter

Opozita nuk mundi ta prishë lajmin e mirë që Shqipëria jonë pret nesër nga Komisioni Europian, pra rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim ne Bashkimin Europian. Megjithëse se ushtari Aldo bëri edhe sot kamikazin. Keqardhje për vaj medet opozita jonë”, shkruan Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?