Hapja e negociatave, Gjosha: Ditë historike

“Data 9 nëntor 2016, do të mbetet historike për gjithë shqiptarët, kur në një moment të vështirë për Europën, Komisioni Europian, vlerëson pozitivisht progresin e bërë nga Shqipëria”.

Kështu deklaron Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha menjëherë pas rekomandimit të kushtëzuar që dha KE për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Gjosha thekson se “rekomandimi pozitiv, i dhënë sot nga Komisioni Europian, për ne do të thotë: përgjegjësi e angazhime akoma dhe më të mëdha, për të përmbushur të gjitha standardet që ne na afrojnë më shumë me Bashkimin Europian. Ky moment i ri duhet të shërbejë si shtysa më e fortë për zbatimin e të gjitha reformave shtetndërtuese”, tha Gjosha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe në një lidhje telefonike theksoi se për Shqipërinë dhe shqiptarërt është një ditë e gëzuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Deklarata e Hahn vlerëson punën e bërë në 5 pritoritetet. Për mua përgjegjësi edhe më e madhe dhe për të gjithë klasën politike për të vazhduar punën drejt procesit të integrimit. Nga ana tjetër duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi shumë punë për të bërë”, tha ajo.

“Data 9 nëntor 2016, do të mbetet historike për gjithë shqiptarët, kur në një moment të vështirë për Europën, Komisioni Europian, vlerëson pozitivisht progresin e bërë nga Shqipëria. Rekomandimi pozitiv, i dhënë sot nga Komisioni Europian, për ne do të thotë: përgjegjësi e angazhime akoma dhe më të mëdha, për të përmbushur të gjitha standardet që ne na afrojnë më shumë me Bashkimin Europian.

Ky moment i ri duhet të shërbejë si shtysa më e fortë për zbatimin e të gjitha reformave shtetndërtuese. Dita e sotme, është një arritje e gjithë shqiptarëve, në rrugën tonë pa kthim pas të integrimit europian. Ndjehem krenare si qytetare e vendit tim dhe si Ministre e Integrimit që të gjithë bashkë ia dolëm të shohim Shqipërinë të ecë përpara! Një falenderim i veçantë për qytetarët shqiptarë, mbështetësit më besnikë të procesit. Falenderoj institucionet të cilat punojnë çdo ditë për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe dhe veçanërisht Kuvendin e Shqipërisë për rikthimin e besimit në politikën konsensuale dhe konstruktive!”, tha ministrja.

Gjosha tha se dita e sotme, është një arritje e gjithë shqiptarëve, ‘në rrugën tonë pa kthim pas të integrimit europian’. “Ndjehem krenare si qytetare e vendit tim dhe si Ministre e Integrimit që të gjithë bashkë ia dolëm të shohim Shqipërinë të ecë përpara! Një falënderim i veçantë për qytetarët shqiptarë, mbështetësit më besnikë të procesit. Falënderoj institucionet të cilat punojnë çdo ditë për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe dhe veçanërisht Kuvendin e Shqipërisë për rikthimin e besimit në politikën konsensuale dhe konstruktive!”, ka shkruar Gjosha në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?