Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kriza politike
  • Champions League
  • Akuzat ndaj Ballukut
  • Berisha, opozita
  • Seanca në Kuvend
  • Udhëtimi i Ramës
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kriza politike
  • Champions League
  • Akuzat ndaj Ballukut
  • Berisha, opozita
  • Seanca në Kuvend
  • Udhëtimi i Ramës
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Hapuni udhën bizneseve, zoti kryeministër surrelas!

Hapuni udhën bizneseve, zoti kryeministër surrelas!

Editorial
E hënë, 27 Prill 2020 08:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria ka lejuar hapur vetëm furrat e bukës e dhe farmacitë, pra “hani bukë dhe pini ilaçe!”-motoja e Rilindjes. Tashmë që ndryshimet në Kodin Penal janë miratuar dhe kur ndërgjegjësimi në media për rrezikun ka qenë maksimal për qytetarët është e kotë të vazhdohet me eksperimente sociale dhe fasha orare. Bizneset duhen hapur një orë e më parë, sigurisht me protokoll sigurie të veçantë dhe respektim masash strikte. 

Sipas qeverisë disa biznese do të jenë hapur nga ora 05:00 deri në orën 17:30, ndërsa qytetarët mund të lëvizin me leje vetëm për dy orë! Ky vendim i qeverisë e bën të pavlefshme hapjen e atyre pak dyqaneve. Sepse, kur qytetarët nuk lëvizin dot me makina personale dhe kur normalisht nuk ka transport publik, për dy orë në Tiranë nuk mund të bësh asgjë. Tallja me lejimin disa orë të pensionistëve, grave apo fëmijëve duhet të marrë fund një orë e më parë.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Shqipëria hyn sot në javën e shtatë të karantinës për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Deri më sot numërohen 29 viktima dhe 740 persona të prekur. Pjesa më e madhe e të prekurve, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar dhe aktualisht raste aktive janë vetëm 294. Veç shifrave që jep qeveria çdo ditë, nuk ka asnjë të dhënë tjetër të besueshme për ecurinë e pandemisë. Dhe nga ajo që thotë qeveria, situata është më mirë se në çdo vend tjetër të rajonit. Por shifrat tejet pozitive të qeverisë bien ne kontrast të fortë me masat tejet të ashpra të qeverisë “Rama”. Vetëm disa rrethe në vend janë lejuar të kenë lëvizje të lirë, ndërsa qytetet kryesore vijojnë të jenë të bllokuara. Sot nis ajo që njihet me emrin Faza 2, ku veç farmacive dhe dyqaneve ushqimore do të lejohen të jenë hapur edhe një pjesë e bizneseve të pakicës, si mobileri, dyqane veshjesh, etj. Me strategjinë e qeverisë këto masa quhen “hapje” e tregut. Por si gjithmonë edhe në këtë lëshim ka një paradoks. Këto biznese do të jenë hapur nga ora 05:00 deri në orën 17:30, ndërsa qytetarët mund të lëvizin me leje vetëm për dy orë. Ky vendim i qeverisë e bënë të pavlefshme hapjen e atyre pak dyqaneve. Sepse në dy orë, kur qytetarët nuk lëvizin dot me makina personale dhe kur normalisht nuk ka transport publik, për dy orë në Tiranë nuk mund të bësh asgjë.

Swiss Digital

Pra, edhe pse një pjesë e dyqaneve janë hapur për 12 orë, realisht nuk do të mund të bëjnë asnjë shitje, sepse konsumatori nuk arrin dot te ata për shkak të fashës kohore. Në këtë mënyrë, ajo që quhet “Faza 2” është pak a shumë njëlloj si bllokimi total, por vetëm me më shumë ajrim për qytetarët. Një pjesë e biznesit do të hapë sot qepenat, por kjo nuk do të sjellë asgjë në rritjen e konsumit dhe ekonomisë. Të vetmit që do vijojnë normalisht punën janë furrat e bukës dhe farmacitë.

Përderisa shifrat e qeverisë janë kaq të mira në betejën me koronavirusin është absurde vijimi me fasha orare për qytetarët dhe mbyllja e bizneseve në orare të caktuara. Nuk është se pas orës 17:30 virusi është më i rrezikshëm sesa para kësaj ore. Epidemia dhe emergjenca do të vijojnë të jenë mes nesh edhe për shumë kohë dhe bllokimi me skemën e vjetër vetëm sa po çon drejt falimentimit ekonominë e gjithë vendit. Këto javë qytetarët, me përjashtime të vogla, kanë treguar se dinë ti respektojnë masat mbrojtëse. Hapja e gjithë bizneseve, përveç atyre me risk të veçantë, duke respektuar masat mbrojtëse dhe higjienën është domosdoshmëri. Tashmë që ndryshimet në Kodin Penal janë miratuar dhe kur ndërgjegjësimi në media për rrezikun ka qenë maksimal për qytetarët është e kotë të vazhdohet me eksperimente sociale dhe fasha orare. Bizneset duhen hapur një orë e më parë, sigurisht me protokoll sigurie të veçantë dhe respektim masash. Ata që abuzojnë dhe vënë në rrezik jetën e qytetarëve të ndëshkohen dhe të hyjnë në karantinë. Më mirë karantinë për një pjesë abuzuesish, sesa në karantinë gjithë biznesi dhe Shqipëria.

Hapje graduale e biznesit duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me heqjen e fashave orare  idiote për qytetarët. Tallja me lejimin disa orë të pensionistëve, grave, fëmijëve duhet të marrë fund një orë e më parë. Duhet të marrë fund jo vetëm se është thjesht tekë e kryeministrit, por është totalisht e padobishme dhe e rrezikshme. Në Tiranë dhe në Elbasan dje kishte aq shumë fëmijë dhe njerëz rrugëve sa dukej jo si karantinë, por si Dita e Verës. Nxjerrja në fasha orare të gjithë popullit me urdhër nga Facebook nuk ndalon pandeminë, vetëm shton rrezikun që të infektuar apo jo, të mblidhen të gjithë në shesh në një orë të caktuar.

Izolimi total i banorëve, me urdhra nga Facebook është nga rastet me flagrante në historinë e shtetit. Një pjesë e vendeve të Europës dhe rajonit nuk aplikojnë masa të tilla, po vetëm shtojnë udhëzimet për qëndrim në shtëpi. Edhe në shtete si Çekia, ku qeveria vendosi izolimin e qytetarëve, gjykata rrëzoi urdhrin dhe lejoi banorët jo vetëm të dalin nga shtëpitë, por edhe të largohen jashtë kufijve të vendit nëse duan. Ndërsa te ne gjykatat dhe prokurorët kanë hyrë në karantinë dhe as guxojnë të verifikojnë ligjshmërinë e një urdhri të dhënë nga Facebook-u i kryeministrit.

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 5 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 6 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 6 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 6 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 8 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 6 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 11 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 7 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 6 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 6 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

7 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 5 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

8 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.