Harta e re Elektorale, Noka: Rama u hakmorr ndaj Kukësit, i hoqi një mandat
Kukësi është përcaktuar se nuk do të nxjerrë më 4 deputetë, por vetëm 3.
KQZ miratoi sot që këtij qarku ti hiqet 1 mandat.
Për deputetin Flamur Noka, i cili në dhjetor 2012 ishte protagonist i një prej debateve më te forta për ndarjen e mandateve në periudhën para zgjedhjeve parlamentare, heqja e mandatit është hakmarrja e fundit e kryeministrit Rama ndaj Kukësit dhe Kuksianëve.
Sipas Nokës me këtë veprim Rama dhe qeveria e tij dëshiron ta godas Kukësin edhe në përfaqësim, por ka harruar se shumë shpejt kuksianët do ta rrëzojnë.
Flamur Noka: Nuk më duket e paparashikuar, pasi në vazhdën e urrejtjes që ka ndaj Kukësit e kuksianëve Edi Rama dhe qeveria e tij edhe tek përfaqësimi duan ta godasin siç e kanë goditur tek varfëria e skamja. Hakmarrja e fundit ishte ti heqë një deputet. Për qeverinë e Edi Ramën Kukësi mundësisht të mos jetë por ne do të jemi, do rezistojmë dhe do tam rrëzojmë. Është hakmarrje pse Kukësi nuk ka pranuar ti nënshtrohet gënjeshtrave të tij

