FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hasani: Në tre vitet e fundit, Shqipëria rol të dorës së parë në forumet më të larta të politikës ndërkombëtare

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, në një konferencë për mediat, këtë të enjtë, ka renditur arritjet e diplomacisë shqiptare për vitin 2023, si dhe prioritetin për vitin e ardhshëm.

Hasani e quajti vitin 2023 një vit arritjesh dhe suksesi ndërsa tha se Shqipëria është gati për Konferencën e dytë ndërqeveritare.

Sa i takon negociatave me BE, Hasani theksoi se presin lajme të mira në fillim të vitit 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Diplomacia shqiptare në 2023, periudhë e paprecedentë arritjesh dhe suksesesh. Në tre vitet e fundit, Shqipëria rol të dorës së parë në forumet më të larta të politikës ndërkombëtare. Mandati në KS, na u dha në një kohë jo të lehtë për politikën ndërkombëtare, megjithatë ia dolëm të kemi një performancë dinjitoze e të respektuar. Falë kësaj performance, ne gëzojmë sot respektin dhe admirimin e partnerëve. Kandidaturat e Shqipërisë për KDNJ dhe UNESCO u mbështetën masivisht, rival kishim Rusinë. Në 2023 kishim një progres të ndjeshëm në procesin e integrimit europian. Puna e Shqipërisë në këtë drejtim është vlerësuar si një model suksesi për gjithë rajonin. Shqipëria është sot gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare. Negociatat me BE, presim lajme të mira në fillim të vitit 2024. Bashkëpunimi me faktorin shqiptar në rajon, tjetër arritje për vitin që po lëmë pas. Konsolidimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me diasporën, prioritet kyç për 2024. Shqipëria krenohet me rritjen kontributit të saj në proceset rajonale. Presidencat e nismave që marrim në 2024, do të ndihmojnë në thellimin e bashkëpunimit dhe integrimin rajonal”- tha Hasani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?