Haxhinasto: Kritikën për koalicionet e bëjnë qytetarët

Monika Kryemadhi dhe Edmond Haxhinasto ishin diten e shtunë në Përrenjas .Sekretari i LSI-së për Programin, Edmond Haxhinasto, tha se ajo që është e rëndësishme eshte se koalicionet duhet të jenë funksionale, serioze dhe marrëveshjet midis koalicioneve duhet të bëhen të detajuara, në mënyrë që secila nga palët të ketë në mënyrë të mirëpërcaktuar ato që janë përgjegjësitë e përbashkëta dhe që janë shumë të rëndësishmë në momentin e llogaridhenjes, se kështu dihet se çfarë duhet të kishte qenë përgjegjësia e gjithësecilit dhe çfarë duhet të kishin qenë përgjegjësitë e përbashkëta.

“Mendoj se ky koalicion ka arritur gjëra pozitive, por gjithashtu mendoj se ka aspekte shumë të rëndësishme të cilat duhet të ishin bërë ndryshe, duhet të ishin bërë më mirë dhe mendoj se kritikën për koalicionet e bëjnë më mirë qytetarët,” theksoi ai.
Zoti Haxhinasto tha gjithashtu se lidhur me arsimin, kjo si çështje duhet të ketë vëmendjen e gjitha palëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo nuk është një çështje politike, kjo është një çështje e përqasjes që ne kemi për të ardhmen e Shqipërisë. Padyshim që nëqoftëse projektojmë një zhvillim më të shpejtë të Shqipërisë, një rritje me ritme më të larta të ekonomise, nëqoftëse projektojmë një Shqipëri Evropiane atëherë edhe sistemi arsimor duhet ti përgjigjet në mënyrën më efikase dhe më të mirë këtyre sfidave. Mendoj se ka shumë për të bërë edhe në takimin e djeshëm edhe kryetari i LSI u shpreh shumë qartë, për vizionin që ka LSI, për ato gjëra që duhen bërë në arsim me qëllim që brezi i ri të jetë në lartësinë e sfidave për tu integruar në mënyrën më dinjitoze në BE,” theksoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Monika Kryemadhi  se duhet që punojmë pasi Prilli është muaji i tokës dhe i mjedisit, ndaj sot iu bashkuam nismës së bashkisë Përrenjas “Mbill një pemë për të ardhmen”.
E vlerësuam si shumë të rëndësishme këtë që po bëhet këtu, ndoshta është një kontribut modest, por që jep një mesazh shumë të madh. Secili nga ne në këtë muaj të mjedisit duhet të mbjellë një pemë, ose të paktën një lule në ballkonin e shtëpisë, sepse një lule ndonjëherë ta shpërblen më shumë se njerëzit me aromën dhe freskinë e saj. Mbjellja e një peme është një investim për të ardhmen- përfundoi ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?